Categories Lajme

Reshjet dhe zjarret Mamaj : Emergjencat civile të angazhuara maksimalisht

Reshjet dhe zjarret Mamaj : Emergjencat civile të angazhuara maksimalisht Në prag të stinës së rreshjeve por edhe sa i përket situatës së zjarreve në qarkun e Vlorës emrgjencat civile janë të angazhuara maksimalisht për të përballuar cdo situatë kështu është shprehur prefekti I qarkut Flamur Mamaj I cili tha se kordinimi I punës mes institucioneve peërgjegjëse është një garanci maksimale për qytetarët Prefekti foli edhe për investime te kryera ne zonat  problematike përsa i përket përmbytjeve si zona e Novoselës dhe Selenicës

Gjatë gjithë kësaj periudhe janë bërë investime në baselin e Vjosës dhe kryesisht në zonën e Novoselës në zonën e Selenicës dhe më tej ,në të gjithë shtratin e Lumit Vjosë por edhe në shtratin e Lumit Shushicë. Këto janë investime të qeverisë shqiptare, janë investime të forta të cilat jo vetëm do të bëjnë të mundur minimizimin e situatës por do të bëjnë të mundur për ti dhënë një hov tjetër dhe zhvillimit në bujqësi pasi Lumi është i lidhur me bujqësinë me situatën e myzeqesë së vogël por edhe në fushën e Armenit dhe kudo tjetër ku investimet do të jenë me funksion të dyfishtë edhe në fund, edhe në funksionin mbrojtës, por edhe në funksionin e zhvillimit të bujqësisë,  por edhe të elementëve të tjerë të biznesit në zonat ku janë zhvilluar investimet .

Me hyrjen e vjeshtës masa të marra nga institucionet në Vlorë janë fokusuar në minimizimin e problematikave përsa i përket përmbytjeve, por edhe me angazhimin maksimal të strukturave sa i perketë rasteve të zjarrëvenies të cilat kohët e fundit kanë qenë të shumta, ndërsa vetëm sot tre zjarre janë evidentuar në zonën e Llogarasë në  Qafën e Luadhit dhe një tjetër në zonën e Himarës. Përfshihet nga zjarri gjithashtu dhe zona e Karaburunit ku flakët ishin shumë pranë pikës ushtarake të Pashalimanit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME