Categories Lajme

Lajmi i fundit/Hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, RENEA ekzekuton ektremistin grek Kostandinos Kaçifa

RENEA ka ekzekutuar 35-vjeçarin grek Kostandinos Kaçifa I cili qëlloi ditën e sotme ndaj policisë shqiptare në Bularat gjatë kohës që po mbahej ceremonia për nderimin e ushtarëve të rënë grekë gjatë luftës dytë botërore.

RENEA pasi e ka lokalizuar në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Kështu RENEA i është kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë 35-vjeçari Kostandin Kaçifa.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bularat në njësinë administrative Dropull në Gjirokastër. Pak minuta para nisjes së ceremonisë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, një 35-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër. Kur drejt tij kanë shkuar forcat e policisë, autori i sulmit, një shtetas grek, i cili jeton dhe punon në Greqi, Konstantinos Kacifas, ka hapur qëlluar me breshëri drejt makinës së tyre, duke iu rrezikuar jetën. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale, ku është thyer xhami i makinës së policisë.

Ceremonia në nderim të ushtarëve grekë

Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të autorit të sulmit, dhe ka rrethuar zonën. Sapo ka parë sërish policinë, Kacifas ka qëlluar sërish drejt tyre.

Kostandin Kaçifa

Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ishte i pirë. Kacifas njihet në fshat si një person me probleme mendore. Në zonë po patrullojnë helikopterë, dhe dronë për të bërë të mundur kapjen e tij. Mësohet gjithashtu se në ndihmë të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar edhe forcat RENEA dhe ato Shqiponja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME