Categories Lajme

Lajmi i fundit, përcillet për në banesën e fundit një vajzë 14 vjeçe nga Vlora

Dje, u percoll për në banesën e fundit një vajzë 14 vjeçe nga Vlora, nxënëse në klasën e nëntë, në një nga shkollat në qendër të qytetit. Ajo kreu ve.tvr.asje duke pirë një sasi të konsiderueshme ilaçesh dhe mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin. Ngjarja e rëndë kaloi në heshtje për qytetin e Vlores, i cili duket se ka humbur interesin dhe ndjeshmërinë për gjithçka që ndodh në qytet, të mirë apo të keqe. Ve.tvra.sja e 14 vjeçares është një këmbanë alarmi dhe nuk është një rast i veçuar. Mjafton të shikoni dhe kuptoni se çfarë realiteti ekziston në pjesën më të madhe të shkollave nëntëvjeçare të qytetit. Stafet arsimore interesohen vetëm për nota, cilësi e kalueshmëri sepse ju duhen për statistika. Prindërit, familjet interesohen vetëm për t’u siguruar ushqimin fëmijëve, sigurimi i të cilit veshtirësohet nga dita në ditë. Familja ka mbetur e vetme në këto kohë të vështira që po jetojmë, e rrethuar nga veshtirësi e presione të shumta. Gjithçka tjetër është jashtë kontrollit për një moshë kaq delikate sa janë 12-15 vjeçarët. Kushdo që të ketë qenë shkaku i ve.tvras.jes së vajzes 14 vjeçe, ai duhet të bëhet publik e të shërbejë për të shmangur raste të tjera, pasi deri tani ka patur dhe tentativa të thera vet.vra.sje të kesaj moshe, por që fatmirësisht nuk kanë perfunduar me humbjen e jetës.

Nga Gazetari Ergys Alushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME