Categories Lajme

Lajmi i rremë për tërmetin, Drejtuesi i portalit Çim Peka reagon

Drejtuesi i portalit Syri.net, Çim Peka ka reaguar për emisionin Opinion, pas lajmit që u përhap të dielën në mbrëmje, që shkaktoi kaos në kryeqytet. Ai tha se ishte i vetëdijshëm për impaktin që pati, por sipas tij nuk ka qenë portali që ai drejton i cili ka postuar i pari këtë lajm. Sipas tij, gazetari i këtij portali i është referuar një lajmi të botuar në Top Channel.

Po ashtu drejtuesi i portalit Syri.net tha se lajmi është hequr pa kaluar tre minuta, por qëllimisht kryeministri Edi Rama sipas tij duke bërë një foto të këtij lajmit e ka shpërndarë. “Deri në 3 minuta ka qëndruar lajmi. I bëhet foto dhe e shpërndan Rama në Facebook, ka qenë ai që ka përhapur panik. Në momentin që e ka shpërndarë Rama impakti ka qenë i madh”. Çim Peka tha se gazetari që e kish shkruar këtë lajm e besonte, madje kishte njoftuar edhe familjen e tij.

“Gazetari më tha, që unë kam njoftuar dhe djalin tim 16 muajsh të dalë nga shtëpia. Unë e besoj këtë gjë, më tha. Deri në orën 5 të mëngjesit është mbajtur në komisariat, i ka bërë presion Ardi Veliu. I kanë thënë, që na thuaj që iu tha Cim Peka për këtë lajm dhe do të lëmë rehat. Sot në orën 11, kanë marrë kryeredaktori, dhe e kanë mbajtur deri në orën 5. Edhe këtij i kanë thënë që thuaj që na i ka thënë Çim Peka lajmin dhe ik në shtëpi”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME