Categories Lajme

Lajmi i trishtë, ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar (Emri)

Profesori i njohur i shkencave gjeologjike Prof. Dr. Artan Tashko është ndarë sot nga jeta. Pasardhës i familjes së shquar të Athanas Tashkos, Profesor Artan Tashko ishte një pasardhës i denjë i tyre dhe i dha familjes së tij dhe shoqërisë shqiptare një emër të madh në shkencën gjeologjike. Ai u shkollua në Rusi, (Bashkimin Sovjetik) në fund të viteve 50 dhe pastaj shërbeu pjesën më të madhe të jetës si pedagog në Fakultetin e Gjeologji Minierave duke dhënë kontributin e tij në shkencën e gjeokimisë.

Profesor Artan Tashko i përket brezit të shquar të shkencëtarëve shqiptarë që kanë një kontribut të madh në kërkimet shkencore në fushën e gjeologjisë dhe në ndërtimin e institucioneve shkencore në vend në këtë fushë. Lajmin e kanë bërë me dije familjarë të tij, të cilët njoftojnë se varrimi do të bëhet në orën 13 30 në varrezat e Sharrës.

‘Flonia, Olta dhe gjithë familja Tashko, njofton me dhimbje e trishtim të thellë, ndarjen nga jeta, më 5 Janar 2022, të babait dhe të dashurit të tyre Artan Athanas Tashko.

Nisja për në Varrezat e Sharrës do të bëhet nga shtëpia e familjes Tashko, Rruga Budi Nr 53, ditën e enjte më 6 Janar, ora 13:00. Ju falenderojmë.’- shkruan vajza e tij Flonia Tashko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME