Categories Lajme

Lame: Masa për ndërtuesit që ndërtojnë shtesa pa leje

Qeveria do të marrë masa që të mos lejojë më ndërtuesit të bëjnë kate shtesë pa leje. Këtë e ka konfirmuar shefi i Kadastrës Artan Lame në një takim me banorët e Selitës, ku ishte për përfundimin e procesit të legalizimit të një pallati.

Lame tha se Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka bërë gati një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejes së ndërtimit, që do i paraqitet Qeverisë.

“Për fat të keq, fenomeni i ndërtimit, i shkeljes së lejes së ndërtimit për pallatet vazhdon edhe për leje ndërtimi të dhëna në vite shumë të afërta, më 2016, 2017, etj. Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit. Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës. Do ndërhyhet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, tha Lame në takim me banorët e Selitës, të cilët e përfituan Vendimin e Legalizimit duke u bërë bashkë, pasi ndërtuesi e kishte braktisur objektin.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, duke u ndalur në zonën e Selitës, tha se gati 80% e pallateve në këtë zone dendësisht të urbanizuar, janë hipotekuar duke ju nënshtruar procesit të legalizimit.

“Është një zonë që është e mbushur me pallate, e mbi urbanizuar dhe për fat të keq për shumicën e objekteve të ndërtuara i ka ose në proces legalizimi ose janë legalizuar”. Pallati konkret i legalizuar në Selitë ishte objekt me leje ndërtimi të vitit 2006, i cili në një moment të caktuar kishte braktisur pallatin, duke i lënë banorët në mëshirën e fatit. Legalizimi në këtë rast u finalizua përmes vetë banorëve nga i cili proces përfituan 120 familje.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME