Categories Showbiz

Lamtumirë beqari! Shpat Kasapi publikon fotografitë nga fejesa me bukuroshen brune: Ne thamë PO

Në 24 dhjetor Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë. Ai publikoi në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, shkroi Shpati përkrah fotos. Ai dha detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune. Ndërkohë sot ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite. Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një foto tjetër Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.

“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari.

Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh në mediat maqedonase u shpërnda lajmi se Shpati ishte arrestuar, pasi ishte kapur me dy pako me kokainë. Thuhej se ai ishte liruar dhe se së shpejti do t’i bëhej gjykimi. Këngëtari reagoi dhe u shpreh se të gjitha ishin shpifje. “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi këngëtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME