Categories Lajme

Largimi i Ardian Çelës nga OSHEE, kush është drejtori i ri në krye të institucionit

Enea Karakaçi është drejtuesi i ri i OSHEE-së, pasi Ardian Çelës i ka përfunduar mandati në krye të institucionit më të rëndësishëm të energjisë.

Karakaçi ka qenë më herët Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë.

Ai duket se është një nga njerëzit më të besuar të ministres Belinda Balluku.

Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.

Kujtojmë se Ardian Çela mori drejtimin e OSHEE në vitin 2014, ku në nisje të detyrës miratoi disa paketa për pagesat më këste të detyrimeve për familjarët dhe bizneset.

Në 6 mujorin e parë të 2015 hartoi një strategji për reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve dhe stabilizimin financiar të shoqërisë. Në pjesën e dyte të 2015 nisën investimet e para pas 30 vitesh në zonat informale të Durrësit dhe Tiranës ku humbjet ishin më të mëdha për shkak të rrjetit të dobët.

Në 2016 dhe 2017 kompania përmirësoi rezultatet financiare.

Në 2020 nisi një kapitull tjetër drejt liberalization ku shoqëria u nda në tre dege, shpërndarja OSSH, FSHU furnizuesi publik, i cili merret me arkëtimet dhe FTL, furnizuesi i tregut të lira që merret me tregtimin e energjisë elektrike, nën ombrellën e OSHEE Group.

Në 2020 kompania u përball me pasojat e pandemisë dhe në 2021 kompania u vu në vështirësi nga thatësira dhe gjithë burimet financiare shkuan për blerjen e energjisë duke reduktuar investimet.

Në tre vitet e fundit kompania u fokusua tek investimet smart.

Para nisjes së reformës niveli i humbjeve ishte rreth 45%, me një normë arkëtimi rreth 70%.

Sot këto të dhëna kanë ndryshuar: humbjet kanë zbritur në 19% në rang vendi (Tirana dhe Durrësi nën 15%), kurse arkëtimet arritën në 96%, sipas burimeve zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME