Categories Lajme

Largimi i mjekëve në Gjermani/ Rama: E diskutuam me kancelarin, do gjejmë një rrugë evropiane. Scholz: Do hapemi përtej BE

Kryeministri Edi Rama dhe kancelari, Olf Scholz, teksa ishin në një konferencë për mediat pas takimit të tyre në Berlin, u pyetën nga gazetarja e ABC News, Esiona Konomi në lidhjen me fenomenim e largimit të mjekëve dhe ifermierëve nga Shqipëria në Gjermani.

Rama u shpreh se këtë çështje e kanë diskutuar dhe po shihet zgjidhja nëpërmjet një rrugë Evropiane.

Nga ana tjetër Scholz tha se është e padrejtë që nevojëm për fuqi punëtore ta kërkojmë vetëm brenda BE dhe është menduar që të hapem përtej saj.

Shumë mjekë dhe infermierë kanë lënë Shqiprinë dhe kanë ardhur në Gjermani, ju Rama keni thënë që se nuk ka më vend që Shqipëria të përgatisë mjekë për Gjermaninë dhe se ky investim duhet të kthehet, apo kërkoni të kthehet dhe si do të kthehet?

Kancelar, a e njihni ju këtë borxh dhe jeni gati të paguani për mjekët që ju sjellim?

Rama: P e kemi diskutuar edhe këtë çështje. Ne nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të provojnë veten në tregjet e Gjermanisë.

Kemi diskutuar se si duhet të gjejmë mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtëpërdrejt i sistemit të shëndetësië gjermane.

Ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit se studentët tanë kanë paguar 1/16 e kostos, ndërkohë që të gjithë pjesën tjetër e paguan qeveria. Këto janë tema të kohës, jemi në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë pune. Është e nevojshme që të gjejmë një rrugë evropiane.

Scholz: Ne folën për këtë. Lëvizja e lirë është një sfidë e madhe dhe një arritje e madhe e BE. Me kujtohen shumë mirë kohët kur kjo ishte shumë e vështirë të ndodhte. Me këtë liri sot janë lidhur edhe shumë sfida. Edhe vendi ynë ndjehet përgjegjës që nevojën për punëtore mos ta mbulojë vetëm nga BE, por edhe më gjerë. Kjo me siguri e bën edhe më të menaxhueshme situatën në Evropë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME