Categories Lajme

‘Largohet nga jeta’ një pacient te ‘Shefqet Ndroqi’, vëllai: S’i kanë bërë tampon

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Në një prononcim për “News24”, vëllai i viktimës ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital, që sipas tij nuk mjafton për të përballuar numrin e të shtruarve me Covid-19.

Ndërsa ka theksuar se prej dy javësh vëllanë e kishte sjellë në gjendje të mirë, por nuk ka pasur asnjë informacion për të ditur si ishte ecuria e tij, derisa sot i dhanë lajmin e rëndë. Sipas vëllait të të ndjerit, ai ende nuk e di nëse viktima ishte pozitiv me koronavirus apo jo, teksa thekson se të afërmëve ende nuk i është bërë ende tamponi.

“Heronj janë doktorët e infermierët por e kanë të pamundur me kapacitetin, ka pak staf me raportin e të shtruarve. Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë cdo njeri ti ketë te koka infermierët jo me shkuar me i pa. Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë se dimë ca ka aty brenda, thotë do vijmë t’ja bëjmë ndonjërit, asnjërit nuk ia kane bere deri tani, as vëllait tim që ka vdek sot.

Ai ka ardhur shendoshe me këmbët e veta ka dal sot i vdekur, nuk e dimë nga cfarë ka vdekur, ka ardhur duke folur, ska pasur asnjë sëmundje tjetër, as ka pirë duhan e alkool, del sot i vdekur, kush është shkaku? Vërtet sëmundja bën punën e vet por shërbimi duhet të jetë i saktë, ku është shteti? Futu gjallë e del i vdekur? E pruna shëndoshë e nxjerr të vdekur, asnjë informacion ska në derë, sdimë ca bëhet brenda, ai u bë më mirë, a ka nevojë për gjë, ska asnjë informacion vetëm Zoti të ndihmoftë”, tha vëllai i viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME