Categories Lajme

“Largoni ambasadorin rus”, Balla i kthehet Berishës: Kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendos gjithkush, por…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i bëri thirrje qeverisë që të largojë ambasadorin rus dhe t’i bllokohen vizat qytetarëve rusë. Balla tha për mediat se propozime që nuk kanë vlerë as nuk janë pjesë e një strategjie të koordinuar.

Balla tha se agresioni i pajustifikuar rus e ka bëre botën më të bashkuar se kurrë kundër Rusisë.

“Për të gjithë ishte e qartë dhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur. Po aq i qartë ishte dhe vlerësimi i Zelenskyt për mbështetjen e ofruar nga Shqipëria, qoftë në aspektin e prezencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe për prezencën e saj si anëtare e NATO. Kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendos gjithkush, por nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri, apo partnerë, që e kanë mbyllur kapitullin e tyre, të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë as nuk janë pjesë e një strategjie të koordinuar.

Agresioni i pajustifikuar rus e ka bëre botën më të bashkuar se kurrë kundër Rusisë. Agresioni rus e ka bërë botën më të bashkuar se kurrë kundër Rusisë, Ka bashkuar e Europën. Unë do kërkoja të merremi me gjëra serioze jo tullumbace populiste të ndonjë politikani që i ka mbarua koha. Unë Berishën nuk e kam dëgjuar fare dhe zoti Berisha nuk ekziston për mua. Në fjalën e kryeministrit keni përgjigjen për të gjitha hapat që do të ndërmarrë Shqipëria në mbështetje të Ukrainës. E kemi thënë dhe dua të jem i qartë, ne as komentojmë dhe as i japim vlerë tullumbaceve që lëshon Berisha që ka një agjende të ndryshme nga ajo e Shqipërisë. Sali edhe për shkak të moshës që ka mbush tullumbace edhe i lëshon.”, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME