Categories Lajme

“Lavatriçe pa taksa”, Kryemadhi zbulon ofertën dhe rrëfen pse LSI do të dalë e vetme ne zgjedhje

Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati me peshën elektorale më të madhe pas Partisë Demokratike në koalicionin opozitar, pritet që në qarqet e mëdha të dalë e gjitha me listat e saj pa përfshirë aleatë të tjerë.

Por përse ky vendim? Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme me Erisa Xhixhon në njësisë Nr. 1 Tiranë ku sqaroi cështjen e koalicionit dhe taktikat elektorale. “Nuk ka rëndësi taktika elektorale por të shkojmë drejt votimit. Një nga arsyet që po bëjmë shpërndarjen e kandidatëve jo në të gjithë Tiranën, por të gjithë Shqipërinë ëshë se nuk ka të bëjë thjeshtë mesazhi apo flamuri i partive, por krijimi i sa më shumë hapësirave për shqiptarët për të mos votuar një emër, por disa emra. Ne kemi 36 kandidatë në Tiranë. Do të jetë një listë e përbashkët me shumë kandidatë të tjerë” tha ajo.

E ndërsa theksoi se “LSI” e ka namin që e mban fjalën deri në fund”, Kryemadhi zbuloi edhe një ofertë nëse pas 25 Prillit do të jetë në qeveri. “Do të ishte shumë mirë që të të gjitha pajisjet që lehtësojnë punën e grave, lavatriçet, frigoriferi, hekuri të jenë pa taksa, nuk është biznes i madh, por një mundësi ekonomike për të gjitha gratë” tha ajo. Kryemadhi komentoi edhe skandalin e djeshëm në spitalin covid-2, ku një pastruese duke u hequr si infermiere i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me koroanvirus. “Kjo tregon një pafytyrësi. Ishte sa neveritëse aq edhe e dënueshme” tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME