Categories Lajme

Lavrov: Rusia po përballet me një “luftë totale” nga Perëndimi, por nuk jemi të izoluar

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia po përballet me një luftë totale të shpallur nga Perëndimi.

Në një takim të premten, Lavrov tha se “për ne është shpallur një luftë e vërtetë hibride, një luftë totale”. Ai shtoi se qëllimi ishte “shkatërrimi, thyerja, mbytja e ekonomisë ruse dhe Rusisë në tërësi”.

Gjatë muajit të parë të pushtimit të Ukrainës, të cilin Rusia e përshkruan si “operacion special ushtarak”, Perëndimi prezantoi masa të ashpra që synonin ekonominë dhe sistemin financiar rus, si dhe presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.

Rusia, vendi më i sanksionuar në botë
Pavarësisht kësaj, Lavrov tha se Rusia nuk është e izoluar. “Ne kemi shumë miq, aleatë, partnerë në botë, një numër të madh shoqatash, nëpërmjet së cilave Rusia bashkëpunon me vendet në të gjitha kontinentet dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Lavrov.

Ai shtoi se shumica dërrmuese e vendeve nuk do t’i bashkohen politikës perëndimore të sanksioneve kundër Rusisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME