Categories Lajme

Lefter Maliqi: Opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër

“Rama nuk e con vendin në zgjedhje, pasi është i bindur që një koalicion i madh opozitar do të ishtë fitues. Kështu u shpreh sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, deputeti Lefter Maliqi.

Maliqi akuzoi kreun e qeverisë se nuk po i shërben më as socialistëve por një grupi oligarkësh, ndërsa theksoi se Shqipëria sot është një vend krize.

“Vendi është në krizë, Rama e maxhoranca e di shumë mirë. Rama nuk po i shërben më socialistëve po një grupi oligarkësh. Ai nuk kërkon veting, sepse ka frikë. Aleanca e madhe opozitare e con drejt një fitore PD, ndaj Rama nuk e con vendin në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria është një vend krize.” u shpreh Maliqi.

Si anëtar i komisionit të Sigurisë, Maliqi tha se disponon informacione se vendi sot është i mbushur me drogë.

“Nesër mund të kapen edhe konteniere me kripë apo sheqer ky është një turp i madh. Vendi është mbjellë me drogë, Kruja mban rekordin. Mbillet droga se zgjedhjet janë në prag. Unë e kam thënë edhe me Ramën kryeministër opozita fiton zgjedhjet.” vijoi më tej ai, ndërsa vuri në dukje të zhgënjyerit në radhët e PS.

“Edhe në PS, ka të zhgënjyer. Ka rrjedhje të fortë të PS në bazë, pasi edhe socialistët e ndershëm janë të zhgënjyer. Këtë e them nga takimet që kam patur. Vendi është në krizë, krimi është në nivele të mëdha, premtimet kanë qenë boshe, janë mbushur plot burgjet, me të arrestuar për energjinë, për 30 gr drogë, ndërkohë kriminelët lëvizin të lirë, bosët e drogës janë të lirë.”

Duke vënë theksin në domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, Maliqi bëri deklaratën e fortë ndërsa tha se në parlament ka edhe deputetë që nuk dinë të lexojnë.

“Pse nuk duan sistem maxhoritar të pastër? Ke deputetë me diploma të blera, madje ke deputetë që nuk dinë as të lexojnë, ndaj sistemi duhet medoemos të ndryshojë, dhe duhet një  sistem maxhoritar i pastër.” u shpreh Maliqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME