Categories Lajme

Lefter Maliqi ‘shpërthen’ në Kuvend: Vijnë këtu qajnë, pasurinë e kanë në Qipro

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka ‘shpërthyer’ ndaj maxhorancës nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij Maliqi i ka kërkuar ndërkombëtarëve, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Sipas Maliqit, në burg duhet të shkojnë oligarkët dhe ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit, ndërsa kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Dhe vinë këtu dhe derdhin lot, pse për lot është këtu? Unë vetëm të jap shpirtin, po këta kanë shumë pasuri. Vete kryeministri ngre fëmijët në ajër, ironi me qytetarët, nuk i jep dorën Gjovalin Gjokës, shtyn zëvendësin e tij, bën sikur vdes me atë mjekrën e tij. Nëse ai ka moral, të japë morë dorëheqjen. Po nuk i ra tërmeti në kokë nuk ikën,”-tha ndër të tjera deputeti i opozitës.

Pjesë nga fjala e Maliqit: Nëse nesër do të binin muret e Kuvendit, kot nuk thotë popullit është ajo shprehja nuk bie rrufeja në pikë pikë pikë. SPAK dhe BKH duhet të nisë hetimet sepse kjo është vrasje me paramendim. Të lirohen nga burgjet ata që kapën me 30 gramë hashash dhe të mbushen me oligarkët dhe ata që japin lejet e ndërtimit.

Dhe vinë këtu dhe derdhin lot, pse për lot është këtu?

Unë vetëm të jap shpirtin, po këta kanë shumë pasuri. Vetë kryeministri ngre fëmijët në ajër, ironi me qytetarët, nuk i jep dorën Gjovalin Gjokës, shtyn zëvendësin e tij, bën sikur vdes me atë mjekrën e tij.

Nëse ai ka moral, të japë morë dorëheqjen. Po nuk i ra tërmeti në kokë nuk ikën. Na çon zv.ministrat për të drejtuar shtabet. Çon ministrin e Bujqësisë për të ngritur shtabe, pse more ka rënë ndonjë pulari? Ku janë more ata? Ku janë ata që kanë eksperiencë? Tersin e keni këtu mbrapa, atë që e vodhi këtë vend.

Nuk e dimë ku i kanë mbyllur pasuritë, në Qipro e në Zvicër. Vijnë këtu dhe bëjnë shoë. Këta bën tërmet në drejtësi dhe gjykata. Kurrë mos paça të ardhur politike, po jo si këta. Dhe qajnë këta pasi bie tërmet, sepse e quajnë Baba Xhike presidentin kur paralajmëroi me letra nga greku.

Mirënjohje për vëllerëzit kosovarë, as qen nuk kishin këta. Hoqën nga puna atë që e stërviste. Nuk mbahen more, çfarë nuk po bëjnë more. Bëjnë sikur japin paga. Unë vetëm një garsoniere jap, po këta ça nuk japin. Nuk e kam me Pandin unë. Boll me çitjanet. Shkon tek dëshmorët dhe të rënën me çitjane. Ky është turp.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME