Covid-19 vazhdon të jetë mes nesh dhe infektimet e njerëzve vazhdojnë. Ky virus nuk zgjedh dhe një numër i madh njerëzish të sportit janë infektuar me Covid. I radhës është Çavi Hernandez.
Trajneri aktual i Al Sad në Katar dhe ish-mesfushori i Barcelonës e Spanjës ka lajmëruar se është prekur me koronavirus. Këtë e ka marrë vesh pas testeve të bëra me ekipin.Çavi tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do qëndrojë i izoluar derisa të rezultojë negativ për Covid-19.
“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipit kur autoritetet të ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Çavi në rrjetet sociale.
