Categories Lajme

“Vaksina nuk do ta zhdukë” Mjeku: Patjetër që do të ketë valë tjetër

Mjeku urolog, Artan Koni, tha në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se koronavirusi nuk do të zhduket as me vaksinë, por do të qëndrojë si gripi. Sipas tij, patjetër që do të ketë një valë të tjerë të COVID-19, duke shtuar se virusi tashmë e ka ulur virulencën, ndaj dhe nuk ka shqetësim të madh. Sa i takon infektimeve të shumta në QSUT, mjeku Koni tha se kjo është e papranueshme, pasi ky është spitali më i madh në vend dhe që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë.

Si e keni parë zinxhirin e infektimit te mjekët? Te struktura që punoj unë nuk kam parë shpërthim të virusit te punonjësit. Këtë e shohim te strukturat shtetërore dhe te strukturat ku duhet të ishte mbrojtja maksimale. Pra, kur thonim që te hapja duhet të ketë kujdes, pasi urbanet, grumbullimet, do ishin vatra infeksioni, na doli që vatra më e madhe e infeksionit të ishte QSUT, vendi ku duhet të ishim 100% të sigurt. Mund të ishte një spital tjetër, por jo QSUT, që mbahet si më i madhi në vend që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Nëse nuk e kemi vëmendjen maskimale te QSUT, ku do e kemi, te Parku i Liqenit? QSUT çedoi në këtë pikë për disa arsye: retorika e përgjithshme e qeverisë është që pas hapjes së karantinës, fajin e ka populli se nuk është aq i kujdeshëm sa duhet. Po në QSUT kush e pati fajin, mjekët? Nuk e kishin fajin as mjekët, as sanitarët, por mungesa e mjeteve.

Sa shqetësuese është situata në Shqipëri, sa riskohemi? Sa të vërteta ka te kjo pjesa e valëve të tjera të koronavirusit?Duke u shtuar publikimet shkencore, vihet në një informacion më stabël. Koronavirusi është një virus si gripi, që doli për herë të parë më 2019 dhe do të qëndrojë këtu. Si gripi, edhe ai do të qëndrojë këtu, edhe me vaksinë do ta kemi. Vaksina nuk do ta zhdukë, por ajo do na ndihmojë mos të kemi më këtë pandemi. Patjetër që do të kemi një valë të dytë, por përderisa virulenca e tij po bie, nuk shoh shqetësim të madh.

Po vdesin mosha të reja, do të thotë se situata është më shqetësuese…
Në shkurt dhe në mars ishim më keq, nuk bënim tampone, nuk e dinim. Rastet që shohim tani të shtuara do të thotë se kanë qenë shumë mangut më parë, në kohën e pikut. Edhe në Itali ka shumë të rinj të prekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME