Categories Turizëm

Shqipëria e bukur/ Gjiri i Portezit, plazh i qetë me rërë dhe ujë kristal

Përtej imazhit të bregdetit të zhurmshëm, Durrësi ofron një vijë bregdetare të pafund, nga plazhet ranore me pisha të paprekura nga dora e njeriut e deri te gjiret shkëmbore me ujë të kulluar të përshtatshme edhe për turizmin aventuresk.

Në kohë si këto, kur e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID, janë pikërisht këto gjire që po tërheqin gjithnjë e më tepër turistët vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të plazhit të Gjirit të Portez, në Durrës, duke e promovuar atë si një destinacion turistik.

Nëse kalon Spitallën dhe vazhdon të ecësh drejt në një rrugë të shtruar, menjëherë sapo lë pas depozitat e karburanteve, pamja është komplet tjetër. Pas një kodre të vogël shfaqet Gjiri i Portezit, një plazh i vogël dhe i qetë me rërë dhe ujë kristal, ku mund të kalohet një ditë e këndshme, larg rrëmujës së plazheve masive të zonës qendrore të Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME