Categories Lajme

Lehtësohen masat shtrënguese/ Nga nesër shtohet lista me “zona të gjelbra”

Plani i hapjes dhe lehtësimit të masave shtrënguese që u vendosën në kuadër të pandemisë, do të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme 4 maj, bashkë me rregullat dhe protokollet e sigurisë që duhen zbatuar nga të gjithë. Konkretisht nga data 4 maj, plani i masave lehtësuese parashikon shtimin e “zonave të gjelbra” me 18 bashki të tjera, që konsiderohen me risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Listës së “zonave të gjelbra” u shtohen tashmë dhe Tropoja, Peqini, Gramshi, Kuçova, Skrapari, Maliqi, Kolonja, Selenica, Rrogozhina, Belshi, Cërriku, Ura Vajgurore, Berati, Poliçani, Devolli, Pusteci, Mallakastra dhe Vlora.

Pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar me jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim nga “e-Albania”.

Po ashtu, nga dita e nesërme, në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Ndërsa për sa i takon të riatdhesuarve, ata që janë me banim në “zonat e kuqe” do të vetëkarantinohen në banesë.

Strategjia e rihapjes e hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë dhe të kujdesshëm të masave shtrënguese. Tri të hënat e ardhshme do të shoqërohen me lehtësime javë pas jave, por ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar se ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht. Sipas Coronavirus Worldometer, rezulton se vendi ynë ka numrin më të ulët të jetëve të humbura në Europë dhe rajon nga COVID-19 për 1 milionë banorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë rreth 100 mijë euro, pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditja e grupit kriminal Rraja, SPAK zbulon skemën! Si bëhej transporti i drogës, detaje

SPAK zbardh detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen nënë e bir

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë…

LEXO ME SHUME