Categories Lajme

Lehtësohen masat shtrënguese/ Nga nesër shtohet lista me “zona të gjelbra”

Plani i hapjes dhe lehtësimit të masave shtrënguese që u vendosën në kuadër të pandemisë, do të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme 4 maj, bashkë me rregullat dhe protokollet e sigurisë që duhen zbatuar nga të gjithë. Konkretisht nga data 4 maj, plani i masave lehtësuese parashikon shtimin e “zonave të gjelbra” me 18 bashki të tjera, që konsiderohen me risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Listës së “zonave të gjelbra” u shtohen tashmë dhe Tropoja, Peqini, Gramshi, Kuçova, Skrapari, Maliqi, Kolonja, Selenica, Rrogozhina, Belshi, Cërriku, Ura Vajgurore, Berati, Poliçani, Devolli, Pusteci, Mallakastra dhe Vlora.

Pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar me jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim nga “e-Albania”.

Po ashtu, nga dita e nesërme, në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Ndërsa për sa i takon të riatdhesuarve, ata që janë me banim në “zonat e kuqe” do të vetëkarantinohen në banesë.

Strategjia e rihapjes e hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë dhe të kujdesshëm të masave shtrënguese. Tri të hënat e ardhshme do të shoqërohen me lehtësime javë pas jave, por ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar se ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht. Sipas Coronavirus Worldometer, rezulton se vendi ynë ka numrin më të ulët të jetëve të humbura në Europë dhe rajon nga COVID-19 për 1 milionë banorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME