Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng ish-partneren e tij në Roskovec, pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi për vdekje ish-vjehrrën.

Shefi i Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, ka negociuar drejtpërdrejt me autorin për lirimin e 24-vjeçares. Fillimisht  35-vjeçari kundërshtoi ta lironte Rozalinda Plakën, ndërsa paralajmëroi efektivin të mos iu afrohej. Efektivi vijoi me këmbëngulje negociatat pavarësisht se i rrezikohej jeta pasi Buzi ishte i armatosur në makinë.

“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.
Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari zbutet dhe pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.

Në atë moment, shefi i policisë afrohet, merr 24-vjeçaren dhe e largon nga vendi. Edhe pas lirimit të saj, negociatat vijojnë për ta bindur autorin të dorëzohet, por ai refuzon.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME