Categories Lajme

Lejet mjedisore / Aplikimi online lehtësi për 6900 subjekte që operojnë në këtë sektor

 Ndryshimet ligjore në pr.ligjin për mbrojtjen e mjedisit, synojnë të lehtësojë subjektet private nga detyrimi për t’u pajisur me leje të tipit C, për aktivitete që kanë ndikimin të ulët në mjedis dhe niveli i shkarkimeve në mjedis është i pallogaritshëm.
Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, diskutoi dhe miratoi sot ndryshimet e parashikuara në ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit që synojnë ndryshimin e sistemit të lejeve të mjedisit, duke e ndryshuar atë nga një sistem prej tri nivelesh të lejeve të mjedisit, tipi A, B apo C, në një sistem vetëm me dy nivele të lejeve të mjedisit, përkatësisht, leje të tipit A dhe B, duke eliminuar kështu lejet e mjedisit të
tipit C.
Sipas relacionit që shoqëron këtë pr.ligj, ndryshimet ligjore bëhen në kuadër të paketës antikorrupsion, të rritjes së transparencës në fushën e mjedisit, si dhe në përputhje me Reformën e Derregulimit.
“Pushteti qendror nuk mund të angazhohet për të lëshuar më leje mjedisi të
tipit C për aktivitete, ndikimi i të cilave në mjedis është tepër minimal,
ndërkohë që fokusi i ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe institucioneve të
saj të varësisë është kontrolli dhe monitorimi i ndotësve të mëdhenj industrialë.
Ndryshimet e propozuara lehtësojnë ndjeshëm, si në kohë, por mbi të gjitha në
kosto financiare, subjektet që tashmë operojnë me një leje mjedisi (tipi C), pasi
ata lirohen nga tarifa vjetore e lejes së mjedisit, por nga kostoja dhe tarifa e
përgatitjes së raporteve për zbatueshmërinë e kushteve të lejes së mjedisit të
tipit C (një ose dy herë në vit)”- citon relacioni i këtij projektligji.
Sipas të cilit, nga ndryshimi i sistemit të lejeve të mjedisit, duke hequr lejet e
tipit C, përfitojnë rreth 6900 operatorë, të cilët nuk kanë më detyrimin të pajisen
me leje mjedisi të tipit C. Pra, hiqet nevoja për t’u pajisur me leje mjedisi për
47 aktivitete.
Ky projektligj synon tё pёrcaktojё vetëm sistemin e ri të lejeve të mjedisit të
përbërë vetëm me dy nivele të lejeve të mjedisit, përkatësisht leje të tipit A dhe
B, duke eliminuar kështu lejet e mjedisit të tipit C, si dhe reflektimin e
ndryshimit të organeve inspektuese, referuar ristrukturimit të institucioneve të
varësisë të MTM-së, përkatësisht ristrukturimi i AKM-së dhe shkrirja e
ISHMPUT-së.  e.xh/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME