Categories Lajme

Lejet për punimet në shtëpi, afati dyfishohet në 20 ditë, emergjencat rishikohen me shkurtim

Të gjithë ata që duan të bëjnë punime në shtëpitë e tyre kryesisht private dhe që lidhen me ndërtim shkallësh, rrethime, struktura me materiale të lehta të çmontueshme apo ndryshime fasade do të duhet të presin deri në 20 ditë për të marrë miratimin nga autoritetet përkatëse.

Më herët ky afati ishte vetëm dhjetë ditë por një ndërhyrje e fundit e bërë ne rregulloren për zhvillimin e territorit sanksionon në nenin 24 një shtesë afati. “Autoriteti përgjegjës vendos, brenda 10 ditëve pune nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar, për rastet: a) e punimeve që kanë vëllim të kufizuar ndërtimi ose impakt të ulët në territor, si: i. shkallë; ii. rrethime; iii. struktura me materiale të lehta e të çmontueshme; iv. ndryshime fasade etj. b) kur aplikuesi paguan tarifë aplikimi të barabartë me dhjetëfishin e tarifës së parashikuar për leje ndërtimi” thuhej në rregulloren e vjetër.

Në ndryshimin e ri thuhet se afati kalon në 20 ditë. Teksa shtohet edhe një pikë e re pas pikës një të këtij neni që thekson se procedura e përshpejtuar jepet vetëm në rastet kur ka emergjenca.

“Autoriteti përgjegjës vendos me procedurë të përshpejtuar, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit në sistemin e-leje, për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Përjashtimisht, vetëm për këto raste: a) aplikimet paraqiten për shqyrtim dhe miratim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve nga ana e Institutit të Ndërtimit; b) dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi është: i. raporti i hartuar nga komisioni apo struktura përkatëse e emergjencave civile, që vërteton shkaktimin e dëmit si pasojë e fatkeqësisë natyrore; ii. projekti teknik/konstruktiv i hartuar nga Instituti i Ndërtimit” thuhet në rregulloren e re.

Një tjetër element që ndryshon është ajo për dokumentacionin që duhet të paraqitet nga ndërtuesit lidhur me marrjen e certifikatës së përdorimit. Referuar disa ndryshimeve ligjore që kërkojnë sigurim 10 vjeçar të apartamenteve të reja rregullorja ka shtuar se mes një liste të gjatë dokumentesh ndërtuesit duhet të paraqesin edhe policën e sigurimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME