Categories Lajme

Lejuan kultivimin e kanabisit, ndalohen 13 efektivë në Shkodër. Mes tyre edhe zv.drejtori i policisë, Hajri Kushe (Emrat)

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 13 efektivë policie, të cilët dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër. Mes tyre, i ndaluar është edhe Zv.drejtori për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, Hajri Kushe, për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Ndaj Komisar Pëllumb Shpatit dhe Inspektor Taulant Kurtaj, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masa e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” është dhënë për Kryekomisar Asllan Shytaj, Komisar Dedim Gjeta, Komisar Ilir Hasaj, Inspektor Arben Memaj, punonjësin e policisë Arben Dekovi.

Masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” iu është dhënë: Inspektor Vehbi Nase, Inspektor Gjin Guri, Inspektor Nazmi Beqiri, Inspektor Sokol Pjetri, Inspektor Sokol Pjetri.

Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në

Dyshohet se efektivët kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME