Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje, sot jepet masa e sigurisë për 17 të arrestuarit në Durrës, familjarët grumbullohen para Gjykatës.

Ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë, ndaj 17 personave të arrestuar dy ditë më parë në Durrës, të cilët akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në Manzë, Shijak dhe në Durrës. Fax News raporton se seanca gjyqësore pritet të zgjasë për disa orë, pasi do të jepet masa për të 17 personat e vënë në pranga, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, IKMT-së si dhe Oficer të Policisë Gjyqësore. Të gjithë personat e arrestuar janë përfaqësuar me avokatët e tyre, pa qenë e nevojshme që të kenë mbrojtje të caktuar nga shteti.

Jashtë dyerve të Gjykatës janë mbledhur dhjetëra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca po mbahet me dyer të mbyllura. Në një njoftim të dhënë për mediat dy ditë më parë, Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person. Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim e me prokurorinë e Durrësit.

Emrat e personave të arrestuar:

Besnik Domi, shef rendi Shijak.

Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë

Ermal Petova, OPGj Manzë

Nikollë Marku, OPGj Manzë

Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës

Gani Dama, polic patrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak

Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth

Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak

Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak

Adem Lika, ndërtues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME