Categories Lajme

“Lekët, lekët, më pas nxorën pistoletën”, flet gruaja që u plagos nga grabitësit në Allias

Zbardhet dëshmia para oficerëve e Afërdita Lazes, e plagosura mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj nga dy persona me maskë që tentuan të grabisnin banesën.

“Ishim në dhomë, dëgjuam një zhurmë. Dëgjuam vajzën që bërtiti ‘kush është aty’.

Pasi dëgjuam zhurmën doli Petriti të shihte. Petriti u ndesh në korridor me dy veta të maskuar. Dukeshin të rinj, bërtisnin vetëm ‘lekët, lekët’.

Më pas i drejtuan Petritit pistoletën. Petriti tentoi ti nxirrte jashtë nga shtëpia por ata e qëlluan. Kur u afrova më qëlluan edhe mua. Pastaj ikën me vrap”.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, kur çifti Laze ka dëgjuar që në banesën e tyre ka hyrë dikush. Pasi personat janë konstatuar nga bashkëshortët, njëri prej tyre ka qëlluar, duke i lënë të plagosur.

Petrit dhe Afërdita Laze u transportuan në Spitalin e Traumës, kur gjatë mbrëmjes së djeshme iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mësohet se Afërdita ka marrë një plumb në kofshë dhe është në gjendje më të mirë, ndërsa Petrit Laze ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ata mësohet se janë nga Skrapari dhe prej vitesh jetojnë në Tiranë, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Çifti Laze janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME