Categories Lajme

Lekët që do shpenzonte për zbukurimin e qytetit, komuna e Tetovës i dhuron për të prekurit nga tërmeti

Një gjest për t’u duartrokitur nga komuna e Tetovës. Paratë që do të shpenzonte për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit, janë ridestinuar për ndihmë për bashkinë e Durrësit.

Rreth 25 mijë euro është ndihma të cilën komunën e Tetovës ka ndarë për Shqipërinë pas tërmetit katastrofal. Ky vendim u mor në një seancë të jashtëzakonshme të martën pasdite, ku morën pjesë këshilltarët e komunës së Tetovës të cilët u solidarizuan me situatën e krijuar në Shqipëri.

“Shpallëm ditë zie në territorin e Komunës së Tetovës për datat 27 dhe 28 nëntor. Ndihmë e njëhershme humanitare në shumë prej 1.500.000 denarësh Komunës së Durrësit, Republika e Shqipërisë,si mbështetje për ballafaqim me pasojat e tërmetit”, – tha Bekim Memeti, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se gjatë vërshimeve të viti 2015, bashkia e parë që ka ndihmuar Tetovën ka qenë bashkia e Tiranës, prandaj edhe ne si komunë solidarizohemi me banorët e Shqipërisë. Ajo njoftoi se ka shpallur dy ditë zie në Tetovë, ndërsa nga Tetova janë nisur edhe 5 zjarrfikës të cilën do të ndihmojnë autoritetet vendore për nxjerrjen e personave nga rrënojat e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME