Categories Lajme

Leku e nis vitin mbarë/ Forcohet më tej përballë euros që vijon rënien

Leku e ka nisur mbarë vitin 2024.Monedha kombëtare është forcuar pothuajse përballë të gjitha monedhave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet me rreth 103 lekë duke humbur gati një pikë në krahasim me mbylljen e vitit 2023.

Agjentët e këmbimit valutor theksojnë se  ardhja e emigrantëve për festa ka shtuar sasinë e monedhave të huaja në qarkullim e kryesisht eurot. Një nivel i tillë i monedhës europiane kundrejt lekut pritet të vijoj edhe përgjatë këtij viti. Viti 2023 mund të konsiderohet si viti i lekut përballë valutave të tjera. Euro është nënçmuar duke tejkaluar edhe pritshmëritë e agjentëve të tregut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë pasi në korrik zbriti në 100.4 lekë. Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023 valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.

Leku ka qenë në revansh edhe përballë dollarit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan e ka mbyllur  dhe e ka nisur vitin në nivelin e rreth 94 lekëve dhe  duke pësuar një rënie me 13 % krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ndërhyjë përsëri  duke rritur normën bazë të interesit si një mënyrë për të rikthyer në objektiv inflacionin. Të gjitha parashikimet janë që niveli i inflacionit në vendin tonë do të rikthehet në objektivin prej 3% të përcaktuar nga Banka Qendrore në pjesën e parë të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME