Categories Lajme

Lëkundje të forta tërmeti në dy zona të Shqipërisë. Magnituda dhe epiqendra. Reagon edhe Ministria e Mbrojtjes

Ka qenë ora 13:38 minuta kur zonat e Kukësit, e Mirditës, Lezhës, Dibrës e deri në Durrës, janë lëkundur nga tërmeti. Epiqendra këtë herë ka qenë në fshatin Arrën të Kukësit, një zonë në kufi me Mirditën dhe Dibrën.

Sipas të dhënave nga Qendra Euro-Mesdhetare e Tërmeteve, tërmeti ka qenë 4.5 ballësh ne nje thellesi prej 10 kilometrash dhe ka zgjatur disa sekonda.

Ai ka rënë në një zonë prej 26 kilometrash nga Kukësi, 18 nga Kurbneshi. Pak minuta me pas ka rene dhe nje tjeter termet, 3.8 ballesh, kete here 22 kilometra larg Peshkopise.

 

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka dëme materiale nga dy lëkundjet e tërmetit.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencat Civile në këto dy bashki”, sqaron Ministria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME