Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak më parë në afërsi të Vorës. EMSC raporton se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, dhe me thellësi fokale 2 km.
Epiqendra e dridhjeve të lehta ka qenë 2 km në verilindje të Vorës dhe 14 km në veriperëndim të Tiranës. Lëkundjet janë regjistruar në orën 19:24. Kujtojmë këtu që ditët e fundit janë regjistruar edhe disa lëkundje me magnitudë të ulët në vendin tonë, shumica e të cilëve nuk janë ndjerë nga qytetarët.Korrieri