Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi.Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti kishte një magnitude 4.4 Rihter. Lëkundjet u regjistruan në orën 04:38, në det, 18 kilometra në jug-perëndim të Argostolit dhe 298 kilometra në perëndim të Athinës.Epiqendra ishte në një thellësi 8.6 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

