Categories Lajme

“Lenci, Ndoi, Çupi”, kush janë të rinjtë që MASAKRUAN 21 vjeçarin në Tiranë i shoqëruar me një vajzë!

Hysen Xhakolli, 21 vjeç është shënjestra e (atentatit) të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga një vajzë në makinë kur i është bërë pritë nga dy automjete nga 7 persona të maskuar të cilët e kanë qëlluar me armë.

Xhakolli ka qenë në vendin e pasagjerit ndërsa vajza në timonin e mjetit.

Plumbat nuk kanë prekur asnjërin prej të rinjve teksa më pas shënjestra është goditur me mjete të forta dhe aktualisht gjendet në spital.

Xhakolli ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup nga dhuna e ushtruar.

Joq shkruan se pamjet e pjesëve të armës së autorëve, që ka përfunduar poshtë mjetit të Xhakollit, gëzhoja dhe krehët e po ashtu edhe një shkop i ndarë më dysh.

“Lenci, Ndoi, Çupi”, kush janë të rinjtë

Media ka publikuar emrat e atentatorëve të dyshuar, autorë të dyshuar të atentatit: Porositës dhe pjesë e atentatit me pseudonimin Lenci, J. Ndoi, i dyshuar po ashtu si pjesë e atentatit Xh. Çupi (nip/familjar i Oltion Agollit, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit).

Motiv për ngjarjen dyshohet se është bërë një sherr i mëparshëm midis të rinjve për arsye ende të pazbardhura.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME