Categories Lajme

Leskaj: Demokracitë ekzistojnë për sa kohë demokratët ngrihen në këmbë për ruajtjen e tyre

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, mori pjesë në seminarin e zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë (ACGG) me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenhauer” dhe në koordinim me Partinë Demokratike nëpër shtabet elektorale të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj është shprehur se semokracitë ekzistojnë për sa kohë demokratët ngrihen në këmbë për ruajtjen e tyre, ndaj thotë ai, PD-ja do të ngrejë një demokraci të qëndrueshme e funksionale.

“Sot përshëndeta seminarin e zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë (ACGG) me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenhauer” dhe në koordinim me Partinë Demokratike nëpër shtabet elektorale të Shqipërisë!

Seminari kishte për qëllim trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm për të ndihmuar në përcjelljen e shpejtë, të saktë dhe të kuptueshme të mesazheve politike dhe programit elektoral të PD në bazë.

Pjesë e grupit të trajnimit ishin të rinj e të reja, të cilët kanë aftësinë e komunikimit në publik në takime me qytetarët, si edhe nëpërmjet formave të tjera virtuale në internet.

Aktiviteti u çel nga drejtori i ACGG, z. Arben Çejku. Takimi u përshëndet nga kryetari i PD dega Vlorë, Genc Deromemaj, nga shefi i zyrës së organizimit në PD, Lulzim Omuri dhe Prof. Edlira Gjoni.

Fola për figurën e kancelarit Konrad Adehnauer, vlerat të cilat përcjell jeta dhe aktiviteti i tij politik; për fondacionin që mban emrin e tij dhe aktivitetin e këtij fondacioni në Shqipëri. (Fjalën e plotë e lexoni në ëëë.bujarleskaj.com)

Përcolla mesazhin se: “Demokracitë ekzistojnë për sa kohë demokratët ngrihen në këmbë për ruajtjen e tyre. Dhe PD do të ngrerë një demokraci të qëndrueshme e funksionale!”

I ftova të rinjtë t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre, në mënyrë që të garantojmë fitoren e PD në zgjedhjet e 25 prillit, për t’i sjellë ndryshimin vendit tonë.

Ndryshimi ynë do të vijë se ne po bashkohemi si parti e si qytetarë; do të vijë se kemi një program gjithëpërfshirës, një program që synon rehabilitimin e ekonomisë, shërimin nga papunësia, rikthimin e të rinjve, zhvillimin e arsimit dhe demokracisë!

Ne duam t’i hapim Shqipërisë rrugën drejt BE, por shqiptarët e dinë tashmë se kjo është një rrugë që përshkohet pa Edi Ramën, i cili në 8 vite nuk ka bërë asgjë dhe thjesht kërkon një mandat të tretë.

PD është me Rininë dhe për Rininë! Është me Shqipërinë dhe për Shqipërinë!

Është për Demokracinë dhe me Demokracinë! Bashkë do të sjellim ndryshimin që kemi nevojë”, shprehet në njoftimin e tij përmes rrjeteve sociale, drejtuesi i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME