Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Byrosë së Kuvendit përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti për 10 ditë, pas thirrjeve të ish-kryeministrit për të marrë armët.
Sipas socialistëve, deklarata e Berishës bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin. Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh ish-kryeministri.