Categories Lajme

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria si për qëllime familjare, ashtu dhe turistike.

“Udhëtarët do të duhet të kenë me vete: Formularin Plf; Certifikatë vaksinimi, test PCR ose rapid ose; Certifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj”, thekson MEPJ, teksa shton se, “fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit”.

Pavarësisht kësaj, vijon MEPJ, “në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. Deri më datë 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë-Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes”.

“Plotësimi i PLF është detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore. Lutemi plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë.

Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë”, thekson MEPJ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME