Categories Lajme

Lezhë/ 13-vjeçarja bie nga dritarja e katit të katërt të pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku jetonte pranë rrugës së Shtrausit në Lezhë.

Nga dritarja e katit të katërt ajo ka rënë në ballkonin e një kati më poshtë. Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë Rreth orës 18:20, tek një pallat në Rrugën “Shtraus” në qytet Lezhë, e mitura 13 vjeçare E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të 4-tërt të banesës ku banon, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME