Categories Lajme

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Black Market”, kundër tregtimit të mallrave të kontrabanduara, vihet në pranga 36-vjeçari

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Black Market”, kundër tregtimit të mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.

Transportonte me furgon, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme për konsum (me vlerë 1.000. 000 lekë), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, furgoni me të cilin transportoheshin, 800 000 lekë të përfituara nga shitja e këtyre mallrave dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas transportonte me furgon, sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Black Market” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi B. J., 36 vjeç, banues në Kukës.

36-vjeçari u kap në flagrancë, në Mirditë, teksa transportonte me furgon, me qëllim shitjen, 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 000 lekë. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Mallrat dhe produktet që transportonte shtetasi B. J. u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin, celularin e këtij shtetasi dhe me 800 000 lekë që iu gjetën gjatë kontrollit fizik, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME