Categories Lajme

Lezhë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Bllokada”, vihen në pranga 2 shtetas

Lezhë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Bllokada”, për goditjen e një tjetër rasti të veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, për kalim ilegal të kufirit.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Njësisë Operacionale, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Bashkëpunëtorë për transportimin me 2 automjete, kundrejt 500 eurove/person, të 12 emigrantëve nga Vendet e Treta, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat kryhej transportimi.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas po bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesave, disa emigrantë që synonin të kalonin kufirin, ilegalisht, është finalizuar operacioni policor i koduar “Bllokada”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit E. J., 45 vjeç, banues në Kavajë dhe K. U., 32 vjeç, banues në Krujë.

Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasit E. J. dhe K. U. Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME