Categories Lajme

Lezhë/ Flet shoku i 26-vjeçarit dhe kreu i FNSH: Kishte inteligjencë të lartë!

Një ngjarje tragjike tronditi Lezhën ditën e sotme, ku një efektiv policie 26-vjeçar, Xhulio Prela, u ‘eliminua’ që në orët e para të mëngjesit. Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe drejtori i FNSH-së në Shkodër Hamdi Shullani, i cili ka theksuar se 26-vjeçari ishte njeriu më inteligjent që kishte njohur ndonjëherë në repartin e tij. Ai tha më tej se nuk e dinte se si e kishte patur situatën i riu dhe këtë gjë ia la në dorë autoriteteve që po hetojnë ngjarjen.

Shullani tha për ABC News: Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte Akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu.

Kronologjia e ngjarjes ka qenë e tillë, Xhulio Prela kishte shkuar në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër.

Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot teksa po kalonte ka parë një automjet, ndërsa një person ia bënte me drita me një elektrik dore. Ndërkohë Report Tv ka zbardhur dëshminë e shokut të Xhulio Prelës, i cili erdhi nga Anglia dhe u nis nga Rinasi drejt Shkodrës më makinën e 26-vjeçarit. Shoku i tij tha se gjatë rrugës Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon.

Ai tha: Mora Xhulion për shkak se kufizohej lëvizja pas orës 22:00 ai ishte polic dhe mund të lëvizte pas orës 22:00. I kërkova të qëndronte tek unë, por nuk pranoi. Gjatë rrugës nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe as nuk ka folur në telefon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME