Categories Lajme

Lezhë/ Shpërthim me tritol në një zyrë noterie, në pronësi të vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim me tritol ka tronditur Lezhën. Lënda plasëse ishte vendosur në një zyrë noterie, në pronësi të Fran Gjonit, i cili është edhe vëllai ish gjyqtarit Gjin Gjoni.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, janë identifikuar dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar.

“Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit Fran Gjoni, 57 vjeç, është hedhur një sasi  e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale”, informoi sot policia.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin e sulmit me lëndë plasëse ndaj noterit Fran Gjoni, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Ky i fundit, prej një viti, është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME