Categories Lajme

Lezhë “Tempulli”, kapen me thasë kanabis, arrestohen tre persona

Policia e Lezhës ka sekuestruar 40 kg e 200 gramë kanabis gjatë operacionit të koduar “Tempulli”.

Bëhet me dije se shtetasit me iniciale E.M., D. S., dhe A. D., kanë rënë në pranga pasi u kapën në fshatin Gocaj, duke transportuar lëndën në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Sakaq tre të arrestuarit raportohet se janë me precedent të mëparshëm kriminal.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike drejt Tiranës, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për dokumentimin e rastit dhe arrestimin e autorëve.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shkodër – Tiranë”, në fshatin Gocaj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME