Categories Lajme

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”, detaje

Qarku Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.

Finalizohet faza e dhjetë e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në terren me forca policore dhe me dronë.

Gjenden të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer, Lezhë dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë cannabis sativa, të cilat asgjësohen me anë të djegies.

Forcat policore të pajisura me dronë për kontrolle nga ajri si dhe kontrolle në terren, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së dhjetë të tij, në territorin e fshatit Kaluer, Lezhë, u gjetën të kultivuara në tokë të ndara në parcela 300 bimë narkotike cannabis sativa si edhe në fshatin Gërnac, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë në zonë të pyllëzuar, 300 bimë të tjera narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 9 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan me anë të djegies në total 14.779 bimë narkotikë dhe u vunë në pranga 3 shtetas si dhe u shpall 1 tjetër në kërkim, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME