Categories Lajme

Libri është dhurata më e mirë, Meta, me fëmijët e Fshatit SOS

Presidenti, Ilir Meta kremtoi sot festat e fundvitit me fëmijët pa kujdes prindëror të Fshatit SOS, për të cilët shtroi edhe një drekë, duke festuar së bashku me ta.

Presidenti duke u uruar përzemërsisht “Gëzuar Vitin e Ri”, atyre dhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, shpërndau libra dhe dhurata simbolike.

Duke përshëndetur fëmijët, edukatoret dhe mësueset e tyre, Presidenti Meta theksoi se ” Urimi im për vitin që vjen është që të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët, por sidomos për të gjithë fëmijët e Shqipërisë dhe për të gjithë ju”.

“Vetëm duke treguar më shumë kujdes, vëmendje e mbështetje ndaj fëmijëve, duke treguar më shumë kujdes ndaj të rinjve ne do ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur edhe më njerëzore, edhe më të bashkuar, edhe më të fortë, edhe më europiane. Gëzuar dhe mbarësi për 2019-n!”, – tha Presidenti i cili shoqërohej edhe nga dy fëmijët e tij, vajza Era dhe djali Besar.

I pranishëm ishte edhe aktori i mirënjohur i humorit, Bes Kallaku, i cili i dha një atmosferë festive kësaj dreke, ndërsa fëmijët kishin përgatitur recitime dhe këngë të ndryshme.

Gjithashtu, Presidenti Meta u interesua për mbarëvajtjen e fëmijëve të Fshatit SOS në mësime dhe teksa u dhuroi atyre libra, u shpreh se: “libri është dhurata më e mirë, sidomos për fëmijët. Investimi për arsimimin cilësor të fëmijëve dhe të të rinjve është investimi i duhur dhe më i sigurt për të ardhmen tonë europiane”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME