Categories Politike

Liderët europianë përgëzojnë Joe Biden: Erdhi fundi i epokës së një tirani

Marrja e presidencës amerikane nga demokrati, Joe Biden, shpresohet se do të hapë një kapitull të ri në raportet mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Dy zyrtarët më të lartë të BE-së, kryekomisionerja, Ursula von der Leyen, dhe shefi i Këshillit Europian, Charles Michel, nuk e fshehën të mërkurën lumturinë e tyre për ardhjen e Biden, duke e cilësuar si aleatin që ka nevojë Evropa dhe bota, pas republikanit, Donald Tramp.

“Pas katër viteve të gjata, Evropa ka tani një mik në Shtëpinë e Bardhë. Ky agim i ri në Amerikë është momenti që e prisnim prej kohësh. Jemi gati për një fillim të ri me partnerin tonë më të vjetër dhe më të besuar,” tha Ursula von der Leyen.

“Ndajmë vlera, interesa të përbashkëta, lidhje kulturore dhe historike, dhe realitetin gjeopolitik. Në këtë ditë të parë mandati, i drejtoj një propozim solemn presidentit të ri amerikan. Të bëjmë pakt për një Europë më të fortë, për një Amerikë më të fortë, për një botë më të mirë,” u shpreh Charles Michel.

Presidenca e demokratit Biden është mirëpritur nga krerët e shteteve të BE-së, pasi ai është zotuar për një kurs tjetër nga Trump për objektivat dypalësh dhe globalë. “Presim partneritetin e SHBA-së në shumë fronte: në adresimin e pandemisë së Covid-19, të krizës klimatike, të çështjeve të sigurisë, të kontrollit të armëve dhe çarmatosjes, dhe të shumë konflikteve që kërkojnë vëmendje urgjente,” shtoi me një mesazh edhe presidenti i Gjermanisë.

Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, po ashtu deklaroi të mërkurën se administrata Biden mund të hapë perspektiva të reja për Teheranin, për marrëveshjen shumëpalëshe bërthamore dhe për mbylljen e fushatës së presionit maksimal që nisi presidenti Trump. “Erdhi fundi i epokës së një tirani, dhe e sotmja është dita finale e sundimit të tij. Katër vite nuk i sollën asnjë fryt, përveçse padrejtësi, korrupsion dhe probleme për qytetarët e tij dhe të botës,” deklaroi presidenti iranian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME