Categories Lajme

Liderët shqiptarë urojnë Kosovën për krijimin e ushtrisë

Presidenti, Kryeministri dhe kryetari i opozitës në Shqipëri kanë uruar të premten Kosovën për krijimin e ushtrisë.

Kuvendi i Kosovës miratoi sot ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës një vendim historik që “dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.” “Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkroi tri herë urime bashkangjitur një fotoje të Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës, Hashim Thaçi.

Urime Kosovë për Ushtrinë!”, shkroi edhe kryeopozitari Lulzim Basha. Ai tha se pas Pavarësisë, kjo është ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. “Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!

See Lulzim Basha’s other Tweets

 

/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME