Categories Lajme

Liderët shqiptarë urojnë Kosovën për krijimin e ushtrisë

Presidenti, Kryeministri dhe kryetari i opozitës në Shqipëri kanë uruar të premten Kosovën për krijimin e ushtrisë.

Kuvendi i Kosovës miratoi sot ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës një vendim historik që “dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.” “Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkroi tri herë urime bashkangjitur një fotoje të Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Urime Kosovë për Ushtrinë!”, shkroi edhe kryeopozitari Lulzim Basha. Ai tha se pas Pavarësisë, kjo është ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. “Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!

See Lulzim Basha’s other Tweets

 

/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME