Categories Bota, Lajme

Lideri çeçen solidarizohet me Palestinën: Do të ndihmojmë vëllezërit tanë!

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov deklaroi se Fondacioni Akhmat Kadyrov do të japë ndihma për 20 mijë familje palestineze, teksa foli për situatën në Rripin e Gazës.

“Pothuajse e gjithë bota nuk dëshiron të dëgjojë zërat e fëmijëve të varfër palestinezë. Tani ata po kthehen nga unë me shpresën se do të dëgjohen. Fondi publik ‘Akhmat Kadyrov’, si më parë, do t’u ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme vëllezërve tanë nga Palestina. Në këtë fazë tashmë është përgatitur masa e ndihmës për 20 mijë familje”, ka shkruar ai në një postim në Telegram.

Konflikti midis Izraelit dhe grupit Hamas në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez nisi shkrepjen e raketave drejt Tel Avivit, duke mobilizuar madje edhe luftëtarët e tij në komunitetet jugore izraelite. Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës për të “eliminuar” Hamasin.

Vlen të theksohet se mbi 8,000 njerëz janë vrarë deri më tani në Gaza që kur kanë filluar luftimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME