Categories Showbiz

E akuzoi se i mori burrin, reagon bashkëshortja e Mërgim Berishës: Nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta

Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare në një intervistë së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani. Por, e ftuar në “Fol Shqip Show”, partnerja e Berishës ka treguar anën e saj të historisë, duke mohuar deklaratat e Vesës madje tha se ato nuk kanë qenë asnjëherë shoqe të ngushta.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, është shprehur gruaja e Berishës.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, ka rrëfyer mes tjerash Edona për njohjen me Mërgimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME