Categories Lajme

Lidhja e Ahmetajt me Klodian Zoton, kush qëndron pas inceneratorëve/ Pano Soko: Po 2.2 mld euro ku janë…

Pano Soko, ekspert i ekonomisë, dhe aktivist i shoqërisë civile, ka postuar në rrjet një koment në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se Shqipëria gjatë 6 viteve të Rilindjes ka marrë 3.2 mld euro si borxh në emër të shqiptarëve. Por Soko ngre pyetjen se ku kanë përfituar 2.2 mld euro.

Gjithashtu Soko shkruan se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kur ka pasur kompaninë Hermes, ka pasur bashkëpunim me Klodian Zoton e inceneratorëve, i cili në atë kohë ka punuar tek Albtelekom dhe nëpërmjet tij blinte impulset telefonike që i shiste tek publiku. Është i njëjti Klodian që ka marrë 3 inceneratorë me vlere totale 400 milionë USD.

“Tani, pyetja është, kush fshihet pas Klodian Zotos, që e ka detyruar këtë të fundit të operojë në një firmë guackë që të fshehë pronarët?”, shprehet Soko.

Postimi nga Pano Soko

Për t’i thënë këtu ku mund të flas pa leje, ato që s’i thashë dot tek Fevzo, se aty na u desh të dëgjonim Ben Ahmetajn që na tregonte sesi Edi Ramën nuk e zinte gjumi derisa i taksoi fort oligarkët.

1. Lista e atyre emrave që u publikuan aty janë sekserë. Pra njerëz që mbarojnë punën dhe çojnë lekët tek ministrat dhe Kryeministrat. Të të gjitha krahëve. Janë sekserë që bëjnë punën, por lekët i çojnë tek këta të fundit, nëpërmjet kompanive off shore.

2. Sot, falë këtij sistemi që kemi, Shqipëria është de facto monarki absolute. Sovrani (Mbreti) sot e ka emrin Edi Rama. Në Shqipëri sot nuk ndodh asgjë pa lejen e tij. Ai vendos -kush do të marri-çfarë- dhe sa përqind do të paguajë nga ajo që po përfiton.

3. PPP është forma më e rrezikshme e vjedhjes së fondit publik (deri më tani). Ndryshe nga Nano dhe Berisha, në kohën e të cilëve abuzohej me tenderat, të cilët efektin e kanë vetëm në një vit, PPP-ja vjedhjen e shtrin në 10-20-30-40 vjet. Pra jo vetëm na vjedhin ne, por po vjedhin që sot, lekët e atyre që s’kanë lindur ende, prandaj është më e dëmshmja nga këto të deritanishmet.

4. Kostoja totale aktuale e PPP-ve është 2 miliardë euro. Vlera e investimeve që ne marrim realisht nga këto 2 miliardë që po paguajmë është diku tek 200 milionë Euro (në kushte ideale 200, se efektivisht do të jetë më pak) Pra raporti është, në 10 lek që paguajmë, marrim 1 lek shërbim. 9 lekshi shkon në xhepin e pronarit.

5. Por më e dëmshme se PPP-të, është formati i prezantuar së fundmi i Korporatës së Investimeve. Ajo është skema e të ardhmes dhe i lë në bisht PPP për nga efektet.

Mbreti i rradhës (po vazhduam të jemi mbretëri) do t’i lëjë PPP-të dhe do të merret vetëm me ngritje Korporatash, në çdo fushë.

LEXO EDHE  Punëtori gjeti vdekje në punë, në pranga inxhinieri

6. Shqipëria gjatë këtyre 6 viteve ka marrë gjithsej 3.2 miliardë Euro borxh (nga 1.100 Euro për çdo shqiptar) të cilat (teorikisht) kanë shkuar për investime. Doja të pyesja Ahmetajn çfarë veprash publike janë ndërtuar me këto 3.2 miliardë Euro? Pra një numerizim trashë-trashë, kjo rrugë bëri kaq, kjo vepër publike bëri kaq. Pra trashë-trashë ku kanë shkuar 3.2 miliardë Euro që ka marrë Ahmetaj borxh në emër të shqiptarëve.

Unë di vetëm aurostradën Tiranë-Elbasan që janë paguar nja 200 milionë Euro shtesë, projektin “Rilindja urbane” e qëndrave të qyteteve që ka kushtuar (bashkë me abuzimet, por hajt mo, s’po ja quajmë) 130 milionë Euro, bypass i Fierit 60 milionë.

Në total, bëjnë 400 milionë Euro. Ja po ja fal, këto po ja bëj 500 milionë Euro.

Ja po i fal dhe 500 milionë të tjera, jo ndonjë rrugë përroi, ndonjë investim trikotazhi etj.etj..

Ku janë 2.2 miliardë Eurot e tjera?

7. Ben Ahmetaj kur ka pasur kompaninë Hermes, ka pasur bashkëpunim me Klodian Zoton e inceneratorëve, i cili në atë kohë ka punuar tek Albtelekom dhe nëpërmjet tij blinte impulset telefonike që i shiste tek publiku. Është i njëjti Klodian që ka marrë 3 inceneratorë me vlere totale 400 milionë USD.

Tani, pyetja është, kush fshihet pas Klodian Zotos, që e ka detyruar këtë të fundit të operojë në një firmë guackë që të fshehë pronarët?

8. Ka me mijëra forma të vjedhjes së parasë publike dhe me mijëra njerëz që janë gati të kthehen në sekserë siç sot janë lista e përfituesve të PPP-ve.. Ndalimi thjesht i PPP nuk e zgjidh problemin. Çështja është të ndërtojmë një mekanizëm që i minimizon në maksimum mundësinë e vjedhjes së fondeve publike. Dhe zgjidhja nuk është ekonomike, zgjidhja është thellësisht politike.

Zgjidhja vjen vetëm kur ne mos të jemi më një Mbretëri, por të jemi Republikë Parlamentare, ku deputetët që ne zgjedhim na përgjigjen ne.
Nëse deputeti zgjidhet nga populli, nuk e çon kartonin as për PPP, as për Korporatat që çojnë lekët e taksave në xhepat e KM apo ministrave (se vetë s’fiton gjë, lekët i merr KM. Ai vetëm pis bëhet po çoi kartonin dhe humbet votuesit. Kjo është logjika).
Po vazhdoi t’i zgjedhi Mbreti, do vazhdojnë të bëjnë siç iu thotë Mbreti (cilido qoftë emri i Mbretit të rradhës).
Kaq do thoja. Po s’arrita dot t’i thoja. Se Beni kishte per të na shpjeguar mrekullitë e taksimit progresiv dhe ne duhet t’i dëgjonim.Boldnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë, 34-vjeçari va*et në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë

Një rrjedhje e bombulës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Vlorë i cili shërbente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Ndjekje si në filma, banda e ‘skifterëve’ braktis makinën dhe arratiset! Kapet nëpër fusha një nga shqiptarët

Itali– Arratisja nëpër fusha nuk e ndihmoi aspak një shqiptar të dyshuar për vjedhje, që t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me sende të forta mes disa personave, tre prej tyre përfundojnë në spital

Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthimi i lekëve të profesionistëve, tatimet: Verifikoni llogaritë deri në 10 dhjetor

Për herë të parë administrata tatimore do të kthejë brenda muajit dhjetor 500 milion lekë…

LEXO ME SHUME