Categories Lajme

Ligje të reja për “LGBTI”, drafti lejon birësimet dhe u jep të drejtë strehimi

Qeveria shqiptare rikthen nismën për ndryshime ligjore që lejojnë bashkëjetesën mes personave të së njëjtës gjini. Kjo kategori do të njihet ligjërisht me ndryshimet në kodin e familjes, duke u dhënë mundësinë e birësimeve. Anëtarët e LGBTI, në bazë të kësaj pakete, bëhen edhe përfitues nga projektet e strehimit.

Edhe anëtarët e komunitetit LGBTI+ do të kenë të drejtën e birësimit të një fëmijë, apo të regjistrimit të foshnjes. Qeveria shqiptare ka rikthyer diskutimin për lejimin e birësimit dhe për rastet kur çifti nuk është burrë dhe grua.Në planin kombëtar të veprimit për personat LGBTI+ parashikohet ndryshimi i kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit.

Në propozimet e bëra me herët nga komuniteti LGBTI + për këtë pikë kërkohet që neni 163 që saktëson termin “mes burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” të zëvendësohet “mes 2 personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.

Projektligji parashikon ndërhyrje në kodin e familjes për lejimin e bashkëjetesës për personat nga e njëjta gjini. Sipas projektit të qeverisë, këto ndryshime duhet të nisin në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024. Një tjetër ndryshim propozohet dhe për njohjen të identitetit gjinor, ku në fillim të vitit 2022 do të propozohet dhe miratimi i ligjit për këtë çështje. Në dokument thuhet se këtyre nismave legjislative duhet t’u jepet prioritet në periudhën e ardhshme, me qëllim që legjislacioni shqiptar të përputhet me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së.

Një tjetër projekt është dhe ndryshimi i ligjit të strehimit ku komuniteti LGBTI + do të përfshihet mes grupeve përfituese. Për të mos lejuar diskriminimin, qeveria shqiptare kërkon fuqizimin e kapaciteteve në njësive vendore, por dhe të institucioneve të drejtësisë, të cilat duhet të raportojnë dhe të mos lejojnë diskriminimin.

Nga ana tjetër shihet e nevojshme përgatitja dhe përfshirja e moduleve të trajnimit mbi çështjet LGBTI+ në kurrikulat e ASPA, në Universitete, në Shkollën e Magjistraturës, në Akademinë e Sigurisë, etj. Strategjia që do të zgjasë deri në vitin 2027 do të ketë një kosto prej 72 milionë lekësh, 61 përqind e së cilës do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME